Doli të ushqejë pulat, kapet shqiptari me COVID-19

Doli të ushqejë pulat, kapet shqiptari me COVID-19

17:13, 06/04/2020

Një shqiptar rezident në Siena në Itali, i cili ishte infektuar me COVID-19, është kapur nga policia lokale ndërsa kishte braktisur karantinën.

Shqiptari ndodhej në makinën e tij ndërsa u pikas nga një karabinier që mbante mend emrin e tij në listën e personave që duhet të qëndronin në karantinë.

35 vjeçari u justifikua se ishte detyruar të linte banesën pasi duhet të ushqente pulat në një fermë aty pranë. 
Ai u shoqërua nga karabinierët e stacionit policor të Chiusi Scalo në banesën e tij, ndërkohë që është udhëruar një person tjetër për të ushqyer pulat. 

Ndërkohë që rasti i është kaluar Prokurorisë së Sienës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco