OSCE: Situata aktuale e COVID-19 kërkon raportim të përgjegjshëm të mediave

OSCE: Situata aktuale e COVID-19 kërkon raportim të përgjegjshëm të mediave

11:14, 05/04/2020

Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh shqetësim për publikimin e emrave të personave që dyshohet se janë urdhëruar të qëndrojnë në karantinë për shkak të situatës së COVID-19.

Disa portale në internet kanë publikuar sot listat me emrat, datëlindjet dhe komunat e dhjetëra banorëve, për të cilët thuhet se u është shqiptuar masa e karantinimit nga autoritetet komunale.

Ne ritheksojmë dhe nënvizojmë rekomandimet e fundit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) për të gjitha mediat për raportimin e tyre mbi situatën COVID-19 - transemton SYRI.net Kosova.

KMSHK u kërkoi mediave që të zbatojnë rreptësisht privatësinë e pacientëve dhe në asnjë rrethanë të mos e zbulojnë identitetin e të prekurve.

Të dhënat personale të secilit individ mbrohen me ligj.

Vetëm institucionet përgjegjëse mund të shpërndajnë informacione të tilla dhe pastaj vetëm në rrethana specifike siç lejohet me ligj.

Institucionet në Kosovë nuk shpërndajnë të dhëna personale të personave të prekur nga COVID, dhe po ashtu as mediat nuk duhet bërë një gjë të tillë, përcjell SYRI.net Kosova

Situata e COVID-19 bën thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim në të gjithë shoqërinë dhe midis autoriteteve në rajon.

Ne u bëjmë thirrje portaleve në fjalë që të heqin këto lista dhe të tjerëve që të mos i shpërndajnë ato më tutje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco