Qeveri e marrë fund, vetëm ‘Alo Edin’ kemi

Qeveri e marrë fund, vetëm ‘Alo Edin’ kemi

20:40, 01/04/2020

Nga Bardh Spahia

Kjo qeveri ka marrë fund, Alo Edi që është dhe ministri i Shëndetësisë sot, se nuk ka ministra të tjerë, atë kemi, Alo Edin, dhe i sugjeroj shqiptarëve nëse duan të bëjnë një test COVIDI të marrin Alo Edin se ndryshe ta harrojnë që mund të bëjnë një test, se kanë si strategji makabre, ju thone shqiptarëve na telefonini vetëm nëse nuk merrni më dot frymë dhe temperatura ju shkon 41 gradë, në të kundërt nuk ju vjen ambulanca.

Unë jam doktor, dhe e di shumë mirë çfarë do të thotë nëse të vjen një pacient në gradën e fundit ku mushkeritë i kanë dalë pothuajse jashtë funksionit, apo është në insuficiencë respiratore, bëhet shumë e vështirë çdo ndihmë apo trajtim.

Doktorët , heronjtë e vijës së parë, ju është mbyllur goja nga presioni i përditshëm që ju bëhet.

Alo Edi, se ai është ministri shëndetësisë, mendon se është më i zgjuar se Angela Merkel dhe Gjermania.

Në këtë moment në Gjermani bëhen rreth 500.000 teste në javë ose 70.000 në ditë, ndërsa në Shqipëri bëhen rreth 100 teste në ditë.

Ne sot nuk e dimë akoma sa shtretër kemi, sa aparate respiratore kemi… pooo dimë që kemi maska falso për ata që do na shpëtojnë jetën, këtë e dimë me siguri.

Alo Edi, zotni ministër, meqë mburresh me aplikimet e doktorëve që janë vetë ofruar, dhe jam i sigurtë që janë 20 000 që do donin të ofronin ndihmën e tyre se e duan këtë vend, po nuk kanë besim te ty, se i gënjen, i mbron me maska falso apo të skaduara.

Ku jane aplikimet e tyre, pse nuk bëhen publike? Kush i kontakton? Si do shpërndahen?

I bëj thirrje shqiptarëve, të marrin masa, të ruhen dhe të zbatojne të gjithe protokollin për mbrojtjen ndaj kësaj flame që na ka rënë, ju bej thirrje të mbrohen vetë, dhe mos ti lënë shpresat te ky shtet, te kjo qeveri, me fal te Alo Edi, se qeveri nuk ka, nuk ka ministra, vetëm atë kemi laj thaj, se nuk do gjeni zgjidhje askund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco