Eva Mendes flet për rolin e grave si nëna: 'Të gjitha jemi super mama'

Eva Mendes flet për rolin e grave si nëna: 'Të gjitha jemi super mama'

09:15, 30/04/2024

Eva Mendes ka dhënë një intervistë pë Glamour ku ka zbuluar detaje për mëmësinë dhe mitet që qarkullojnë, teksa sipas saj çdo nënë ka pothuajse të njëjtat dëshira.

Image

Prioriteti i aktores së njohur janë dy vajzat e saj përkatësisht 7 dhe 9 vjeç. E tërhequr nga aktrimi prej më shumë se një viti, ajo ka treguar shpesh se vëmendjen e ka të vajzat.

Mendes ka lançuar së fundmi një linjë sfungjerësh për një nga markat më të njohura të pastrimit duke lënë të kuptohet se edhe pse nuk po aktron, po punon me gjëra të tjera mënjanë.

Image

Eva thekson se e ka shumë qejf pastrimin dhe se i pëlqen të punojë, por nuk ka balancë dhe nuk e njeh këtë fjalë.

Kur vjen puna te mëmësia Eva thekson se nuk i pëlqen fare termi “super mama”.

“Çdo nënë është super mama. Çdo nënë po bën më të mirën që mundet. Nuk ka pse t’u japim barra të rënda më shumë se sa kanë. Duhet të jemi më të mira me njëra-tjetrën dhe veten”, tha ajo më tej.

Eva Mendes është e martuar me Ryan Gosling, kanë dy fëmijë dhe familjen e marrëdhënien e mbajnë shumë private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco