Rina Lipa shkëlqen në 'Javën e Modës në Milano' dhe Dua nuk mund të ishte më krenare…

Rina Lipa shkëlqen në 'Javën e Modës në Milano' dhe Dua nuk mund të ishte më krenare…

11:57, 23/09/2022

Rina Lipa, motra e Dua Lipës, po kthehet në një yll të vërtetë pasarelash dhe së fundmi ka marrë pjesë edhe në “Javën e Modës në Milano” me bradin e GCDS.

Giuliano Calza dëshiron të merret seriozisht. Dizajneri dhe bashkëthemeluesi i GCDS (tjetri është vëllai i tij Giordano, drejtor ekzekutiv) e hapi bisedën për koleksionin e ri me këtë deklaratë. GCDS ka ndërtuar ADN-në e saj në bluza me logo, por propozimi tani është më i çmuar.

Në pistë kishte një sërë versionesh të rimenduara dhe më të sofistikuara të pamjeve të kaluara – fustani sirenë, xhaketa xhins, t-shirt mikro. Kësaj here, fustani seksi, i veshur, kishte diamantët e rremë të ngjitur termikisht, të cilat dukeshin si pika shiu në pëlhurë.

Një xhaketë mikro-bomber përmbante teminat lundruese që të kujtojnë algat e detit nga bota magjike e SpongeBob, i cili ishte vetë i qëndisur në jumpsuit që hapi shfaqjen, të veshur nga Bianca Balti. 

Image

Rina kishte veshur një fustan të gjelbër të errët në formë rrjete që tregonte linjat e bukuroshes shqiptare, ndërsa ishte i përfunduar me disa fije të lëshuara poshtë që e bënin atë mjaft të veçantë. 

Look-u i saj ishte kombinuar me çizme të gjata të zeza lëkure, ndërsa si aksesorë kishte vath të rrumbullakët argjendi dhe të zi. Për paraqitjen Rina kishte manikyr të bardhë, ndërsa ishte grimi i gjelbër i syve me penel të zi që e bënte dukjen totale edhe më të bukur.

Image

Si një motër suportive, Dua publikoi me krenari fotot e saj në postë. “Miss Rina”- shkroi ajo krah njërës prej tyre duke mbështetur publikisht modelen në rrjetet e saj sociale.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco