“Nuk ia tregova askujt, e vuaj ende sot”/ Ish-këngëtarja e grupit “Spice Girls” rrëfen abuzimin seksual ndaj saj

“Nuk ia tregova askujt, e vuaj ende sot”/ Ish-këngëtarja e grupit “Spice Girls” rrëfen abuzimin seksual ndaj saj

20:11, 14/09/2022

Ish- ylli i grupit ikonik “Spice Girls” Melanie Chisholm, ka shokuar me rrëfimin e saj teksa ka zbuluar se është sulmuar seksualisht në një hotel një natë para koncertit të parë të Spice Girls.

Image

Këngëtarja 48-vjeçare tregoi sesi ngjarja e preku aq shumë sa që edhe pse u përpoq të ‘varroste’ kujtimin, ajo u rikthye si një ëndërr për të teksa po shkruante autobiografinë e saj.

Melanie, e cila gjithashtu zbuloi se ende vuan nga depresioni , tha se ajo e injoroi incidentin për shkak të frikës që kishte se do të mërziste njerëzit, një problem që gjithashtu e ndaloi atë më vonë të kërkonte ndihmën që i duhej kur donte t’i jepte fund jetës së saj.

Ylli i grupit tha se në kohën kur i ndodhi abuzimi, ajo ishte vetëm 23 vjeç, dhe se kishte frikë të fliste pasi duhej të bënte dhe koncertin e ‘Spice Girls’ para një turme prej 8,000 personash në Stamboll në 1997.

Por ajo thotë se dështimi për t’u përballur me situatën bëri që ajo të acarohej me veten e saj aq shumë sa që nga askund, doli në një ëndërr ndërsa filloi të shkruante për historinë e saj të jetës ‘Who I Am: My Story’, e cila do të dalë me 15 shtator.

 “Më ka ndodhur natën para performancës së parë live të Spice Girls”.-u shpreh  fillimisht Melanie.

“Ne ishim në Stamboll, bëmë dy shfaqje atje dhe nuk kishim bërë kurrë një koncert të plotë më parë, kështu që padyshim që kishim bërë prova për javët e ardhshme, veshjet e kostumeve, grimin këtu, gjithçka po çonte shumëm mirë. Ishte gjithçka që kam dashur të bëj ndonjëherë dhe kam dashur të jem.

Ajo që më shtyn është të jem në skenë, të qenurit interpretues, kështu që këtu ishim në prag të shfaqjes së parë të Spice Girls dhe vendosa të qetësoj veten me një seancë masazhi në hotel.

Dhe atë që më ndodhi, e varrosa menjëherë, sepse kishte gjëra të tjera për t’u fokusuar. Nuk doja të bëja bujë, por edhe nuk kisha kohë të merresha me të”.

Ajo vazhdoi: “Për shkak se nuk u mora me të në atë kohë, e kuptoj që e kam lejuar të varroset brenda meje për vite e vite e vite të tëra.

Dhe më pas, kur po shkruaja librin, më erdhi si ëndërr, ose u zgjova dhe ishte në mendjen time dhe thash me vete: ‘Oh zot, as që kam menduar ta kem atë histori në libër’.”

Më pas këngëtarja shtoi: “Pastaj sigurisht që më duhej të mendoja “A dua ta tregoj këtë gjë?”, dhe thjesht mendova “Mendoj se është vërtet e rëndësishme për mua ta them atë dhe të merrem më në fund me të”.

“Unë supozoj se në një version të sulmit seksual, ai ishte një version i butë, por u ndjeva e dhunuar. Ndihesha shumë e pambrojtur. U ndjeva në siklet dhe më pas u ndjeva i pasigurt ‘a e kam kuptuar mirë këtë, çfarë po ndodh?’

“Kam qenë në një mjedis ku ti i heq rrobat me këtë person profesionist. Më ka ndikuar. Por e varrosa. Shumë njerëz e bëjnë këtë.”– shtoi ajo.

Ajo tha se thjesht u ngrit dhe doli nga masazhi dhe u përpoq të harronte episodin.

Ish-Sporty Spice, e cila ka folur më parë për luftën me famën, peshën, trupin e saj: “Edhe tani, në vitin 2022, vuaj nga depresioni. E dini, është atje. Kam mësuar shumë si ta trajtoj atë, ta përballoj dhe ta mbaj larg.

Kështu që unë mendoj se është vërtet e rëndësishme të mësoni se çfarë funksionon për ju. Unë mendoj se të gjithë mund të kenë metodat e tyre për t’i kaluar ato.”

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco