Pse Kourtney Kardashian ndërpreu përpjekjet për t’u bërë nënë?

Pse Kourtney Kardashian ndërpreu përpjekjet për t’u bërë nënë?

15:47, 14/09/2022

Teksa Kourtney Kardashian dhe Travis Barker ende shpresojnë të zgjerojnë familjen e tyre, ata kanë bërë pauzë në tentativat e tyre për të bërë një fëmijë së bashku.

Ylli i Kardashians, rrëfeu së fundmi arysen pse ajo dhe bateristi i Blink-182, po bëjnë një hap prapa nga procesi i tyre i fekondimit in vitro.

“Ne filluam një procedurë IVF, por unë ndalova. Ishte shumë. Mora një pushim për t’u fokusuar vetëm në dasmën tonë dhe martesën”– tha Kourtney për revistën ‘WSJ’ në një intervistë të lëshuar më 12 shtator.

IVF zakonisht përdoret nga gratë ose çiftet që po luftojnë për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, dhe përfshin nxjerrjen e vezëve nga vezoret, të cilat më pas fekondohen nga sperma në një laborator, përpara se të transferohen në mitër.

Image

Shumë gra që po përgatiten t’i nënshtrohen IVF-së do t’u jepet një ose më shumë forma të barnave të fertilitetit nga mjeku i tyre, të cilat përdoren për të nxitur lirimin e hormoneve që më pas stimulojnë prodhimin e vezëve.

Kourtney dhe Travis – të cilët u martuan në Itali në maj – dokumentuan ulje-ngritjet e përvojës së tyre me IVF në sezonin e fundit të The Kardashians. Fansat gjithashtu panë themeluesen e Poosh dhe muzikantin të eksploronin opsione të tjera dhe në një moment të bënin një pastrim Ayurvedic Panchakarma, të cilën Kourtney tha se ka qëndruar “pa seks, pa kafeinë, pa alkool, pa sheqer” për pesë ditë.

“Ju i bëni të gjitha këto – dhe po pastron [toksinat nga] indet tuaja. Dhe pastaj shkoni në këtë banjë dhe bëni trajtime çdo ditë për katër orë. Gjithçka është shumë rituale dhe ka një qëllim, dhe është magjepsëse. Unë isha duke e bërë atë kryesisht për të pastruar trupin tim [në përgatitje për të] shpresuar të kem një fëmijë”- tha ajo.

Kourtney është tashmë nëna tre e fëmijëve  Mason Disick , 12, Penelope Disick 10, dhe Reign Disick , 7, të cilët i ndan me ish-in e saj Scott Disick. Travis mirëpriti gjithashtu djalin Landon Barker, 18 vjeç, dhe vajzën Alabama Barker, 16 vjeç, me ish-gruan e tij  Shanna Moakler.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco