E fshiu shpejt për ta publikuar të edituar! Reperi i zbulon padashje 'photoshopin' këngëtares shqiptare

E fshiu shpejt për ta publikuar të edituar! Reperi i zbulon padashje 'photoshopin' këngëtares shqiptare

12:01, 14/09/2022

Kanë realizuar së bashku disa bashkëpinime shumë të suksesshme.

Bëhet fjalë për Shyhrete Behlulin dhe Gold Ag.

Dyshja kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri ndërsa janë fotografuar në studion e Wirusit.

Ka qenë Gold Ag që në Instagram ka postuar një fotografi duke dhënë lajmin se ka përgatitur një këngë në duet me këngëtaren, por foto u fshi shpejt për t’u zëvendësuar me një tjetër.

Në fakt ishte e njëjta fotografi por në të parën fytyra e Shyhretes ishte e paedituar ndërsa e dyta po.

Duke qenë aq e ndjekur dhe e dashur për publikun këngëtarja e njohur padyshim që duhet të shfaqet e kuruar në çdo detaj gjithmonë.

Fundja editim të fotove kohët e fundit bëjnë shumica edhe e personave të thjeshtë jo vetëm fytyrat publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco