Shemi i Ilirëve tentoi të këndojë në Sunny Hill, e zë sherri me Policinë – akuzon babain e Dua Lipës

Shemi i Ilirëve tentoi të këndojë në Sunny Hill, e zë sherri me Policinë – akuzon babain e Dua Lipës

13:19, 07/08/2022

Shemsi Krasniqi dje tentoi të performojë në festivalin “Sunny Hill” pa qenë i ftuar, por përfundoi në pranga. Ai siç duket u nis pasi iu kërkua në rrjete sociale që në këtë festival duhet të ‘jehojë’ kënga “Xhamadani vija vija” nga Shemi me Ilirët.

Ndonëse shkoi deri në Gërmi, ai nuk arriti të ngjitet në skenën e Sunny Hill dhe ta këndojë këngën pasi raportohet se u arrestua nga Policia.

Kështu ka bërë të ditur vet ai, duke thënë se një polic ka urdhëruar ta arrestojnë atë “pa e bërë një të keqe”.

Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë këngën e Adem Jasharit në festival, ndërsa thotë se Lipa i është betuar në fëmijët e tij që nuk do ta lejojë atë.

“Une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju. Neser une kam me dal me kendu ate kang…

Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin”, shkroi Shemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco