Moment i sikletshëm për këngëtaren e njohur, merr vendimin drastik gjatë koncertit

Moment i sikletshëm për këngëtaren e njohur, merr vendimin drastik gjatë koncertit

13:15, 19/06/2022

Elena Paparizou është përballur me një incident jo të këndshëm gjatë koncertit të saj në Selanik. Gjatë koncertit këngëtarja ka vënë re se diçka po e shqetësonte publikun I cili ishte mbledhur për te dëgjuar këngët e saj. Ajo ka ndalur koncertin dhe ka pyetur personat të cilët ndodheshin në rreshtat e parë.

Kur ajo ndaloi muzikën dhe pyeti fansat e saj përmes mikrofonit se çfarë po ndodhte, disa nga vajzat u përgjigjën se në turmë ishte një burrë me pantallonat e ulura.

Sipas ‘proto thema’, e irrituar këngëtarja i kërkoi organizatës që të largonte burrin dhe të thërriste policinë.

“Do t’i kërkoj drejtpërdrejt këtij njeriu të largohet dhe të telefonojë në 100. Është një vend me fëmijë të vegjël. Të lutem”-tha këngëtarja nga skena e shqetësuar.

Publiku poshtë skenës shpërtheu në duartrokitje pasi u suprizuan nga mbështetja që ju dha ajo fansave të saj. Koncerti vijoi më pas pa ndonjë problem ndërkohë nuk dihet nëse personi u transportua në polici.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco