Pas ndarjes nga Shawn, Camila Cabello ndez thashethemet për një lidhje të re

Pas ndarjes nga Shawn, Camila Cabello ndez thashethemet për një lidhje të re

17:10, 17/06/2022

Camila Cabello duket se është “shëruar” nga ndarja e saj me Shawn Mendes dhe ka kaluar tek një tjetër “dashuri”. Po ajo që na habit është se ky i fundit ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Mendes.

Image

Këngëtarja e “Havana”, u pa në Los Anxhelos me Austin Kevitch, CEO 30-vjeçar i një aplikacioni takimesh të quajtur Lox Club.

Cabello shfaqet e lumtur teksa ka pozuar e qeshur në disa nga imazhet e paparacëve.

Romanca e çiftit duket të jetë disi e re pasi nuk ishte folur për asnjë lidhje të mundshme mes tyre deri më tani.

Megjithatë, ishte e qartë se kishte shumë kimi, duke gjykuar nga buzëqeshjet dhe shikimet e tyre.

Image

Duket se ish-antarja e Fifth Harmony dhe Austin mund të jenë takuar përmes partnerit të Cabello-s në filmin “Cinderella”, Nicholas Galitzine.

Cabello dhe Mendes u lidhën për herë të parë në korrik 2019 dhe kanë patur një prej romancave më të përfolura.

Megjithatë, çifti konfirmoi zyrtarisht lajmet e ndarjes në nëntor 2021.

“Hej, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies tonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miq më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara. Camila dhe Shawn.”

Mendes nuk e ka konfirmuar ende se është në një lidhje të re dhe në mars rrëfeu në një video në Instagram se e urren ndjenjën e të qenit vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco