Fjolla Morina zbulon emrin e artistit me të cilin do të vijë në bashkëpunim!

Fjolla Morina zbulon emrin e artistit me të cilin do të vijë në bashkëpunim!

12:58, 17/06/2022

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.

Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por duket se tashmë do të rikthehet. Para disa ditësh Fjolla postoi në ‘Instastory’ një foto të saj nga ‘look-u’ i videoklipit të ri dhe lajmëroi se ka gati këngën e saj të re dhe gjithashtu që do të jetë një bashkëpunim.

Pak orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja na zbuloi dhe emrin e këngëtarit me të cilin do të vijë në bashkëpunim dhe është pikërisht Nushi.

Me anë të një fotografie të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të dyshes, Fjolla na ka paralajmëruar se 'diçka e madhe po vjen'.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco