Mesazhi i Michelle Obama për ditëlindjen e vajzës së saj Sashës do t’ju shkrijë zemrën

Mesazhi i Michelle Obama për ditëlindjen e vajzës së saj Sashës do t’ju shkrijë zemrën

16:51, 14/06/2022

Në rast se ju ka shpëtuar, Michelle Obama ka postuar në Instagram për t’i uruar ditëlindjen vajzës së saj Sasha.

Ish-zonja e parë ka postuar një mesazh super të ëmbël që të shkrin zemrën për vajzën e saj më të vogël që mbushi 21 vjeç.

Zonja Obama ndau një foto ku shfaqej me vogëlushen e saj Sasha. Michelle ka shkruar: “Fëmija ime është rritur në një grua të re të bukur, të pavarur, të dhembshur dhe shumë të aftë. Por ti do të jesh gjithmonë bizelja ime më e vogël.  [❤️]  Jam shumë krenare për njeriun që po bëhesh. Me dashuri, mami jot.”

Vajza 21-vjeçare e ish-presidentit, Sasha Obama, së fundmi është përfolur për një lidhje me Clifton Powell Jr., djalin e aktorit Clifton Powell Sr., po rritet!

Kanë kaluar vetëm gjashtë vjet që kur Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe tani Sasha jeton në Los Anxhelos (pranë motrës së saj Malia, e cila është shkrimtare për një serial Amazon Prime) shkon në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Duket sikur gjërat kamë ndryshuar shumë që nga ditët e tyre në Washington DC.

Megjithatë, postimi i Michelle nuk ishte i vetmi që mori vëmendje. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka postuar edhe një foto të vjetër të tij me Sashën në krahë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco