‘Dua të të bëj të lumtur’ nis pa Arbana Osmanin? Zbulohet detaji interesant

‘Dua të të bëj të lumtur’ nis pa Arbana Osmanin? Zbulohet detaji interesant

14:57, 14/06/2022

Edicioni i katërt i “Dua të të bëj të lumtur” fillon nesër por jo në Top-Channel dhe as me Arbana Osmanin, por me Mato Lale-n dhe Ronela Hajatin.

Ky është njoftimi që kanë bërë dy këngëtarët në rrjetet sociale duke përdorur si frazë emrin e programit që moderatorja Arbana Osmani ka drejtuar për tre sezone në Top-Channel, “Dua të të bëj të lumtur”.

“Dua të të bëj të lumtur sezoni 4 fillon të mërkurën me 15 në ora 17:00  !! Ju dua @ronelahajatiofficial”- shkruan këngëtari, duke njoftuar kështu këngën r tyre të re.

Ky është bashkëpunimi i dytë i Ronelës dhe Matos.

I pari titullohet “Gips” dhe Ronela e publikoi këtë këngë pak përpara paraqitjes së saj në Eurovizion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco