Rishikimi i emërtimeve të rrugëve të Tiranës, flet Nevila Nika

Rishikimi i emërtimeve të rrugëve të Tiranës, flet Nevila Nika

14:43, 14/06/2022

Për dekada gjatë regjimit komunist, një nga kryqëzimet kryesore të Tiranës mbajti emërtimin “21 Dhjetori” – për nder të ditëlindjes së diktatorit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin.

Emërtimi u hoq zyrtarisht me përmbysjen e regjimit në vitin 1991 dhe u zëvendësua më pas me emrin e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturk.

Megjithatë, emërtimi i vjetër vazhdon të përdoret në zhargonin popullor dhe në komunikimet e zyrtarëve, duke lënduar familjet e persekutuara edhe tre dekada pas rënies së regjimit.

Avokati i Popullit i ka kërkuar së fundmi  Bashkisë së Tiranës verifikimin e emërtesave të rrugëve dhe institucioneve publike për të shmangur nostalgjinë komuniste, e cila konsiderohet një shkelje e hapur dhe e dhunshme e të drejtave të njeriut.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë problematike ishte e ftuar në Syri Tv , në 'Kafe Shqeto', Nevila Nika -pedagoge në Universitetin Europian.

"Është në zhargonin e të folurit të përdorim shumë emërtime të vjetra si 'te polici me dorë', 'te pallati me shigjeta', 'te brryli', te 21. Etj. Ka shumë emërtime që njerëzit do vazhdojnë dhe t'i përdorin dhe për njëfarë kohe pavarësisht përpjekeve që bëjmë për ta ndryshuar.

Problemi i madh është se emërtimi i rrugëve të Tiranës ka filluar në vitet 30 dhe duhet të themi se emërtimi i viteve 30 dhe fillimeve të vitit 40 i kanë mbijetuar kohës për shkak se janë emra të mirepranuar nga të gjithë dhe kanë të bëjnë shumë të kaluarën tonë, pavarësinë.

Përpjekje po bëhen sepse befasi kanë jo vetëm ish të përndjekurit apo personat që kanë ndjeshmëri ndaj një personi të caktuar po edhe njerëz të tjerë që ndoshta se kanë lidhjen me to por ju bën përshtypje. Pra ka diçka nuk shkon.

Na ka bërë pëeshtypje, se ka qenë diçka krejt normale që familja apo rrethi i ngushte i një personi të propozojë një familjar. Kjo nuk është normale sepse ne fund te fundit secili prej nesh ka nostalgji për gjyshin apo personin e shtrenjt por duhet të jemi racionalë në këtë drejtim. T

ashmë është vendosur që dpo të kalojë në filtrin tonë , kërkojmë që të na vinë propozime nga isntucione, shoqata, nga një grup njerëzish etj.

Mendoj se rrugët e Tiranës por dhe të qyteteve tëq tjera të Shqipërisë, duhet të kenë një balancim normal mes të kaluarës tonë , atë të pavarëisë, pas pavarësise, luftës anti-fashiste dhe për periudhën e regjimit komunist duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse jo të gjjithë ata që morën pjesë në luftë kanë kontribuar më vonë", u shpreh Nika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco