Flet kunati i Noizyt pas tritolit të vënë në lokalin e rreperit: ‘Nuk kemi...’

Flet kunati i Noizyt pas tritolit të vënë në lokalin e rreperit: ‘Nuk kemi...’

16:12, 09/06/2022

Ditën e djeshme lokali i reperit të njohur Noizyt është dëmtuar pas vënies së qëllimshme të disa lëndëve plasëse, kjo erdhi pas një dite ku Noizy u përfshi në një përleshje fizike me një djalë të quajtur Cllevio.
Prej kohësh personi me nofkën Cllevio serbiano, kishte shënjestruar rreperin, duke e sharë shpesh virtualisht, ku fillimisht përplasja ka nisur teksa kanë shkëmbyer disa mesazhe kërcënuese dhe më pas Cllevio ka shkuar në lokalin e Noizyt ku është goditur nga këngëtari dhe shokët e tij.
Më pas ai mundohet të largohet pasi të gjiithë shokët e tij u larguan dhe rreperi e lë të lirë siç duket nga video që është kapur dhe ikën drejt makinës së tij për t’ja mbathur.

Për situatën e dëmtimit të lokalit Panorama Plus ka kontaktuar kunatin e Noizyt, Ermir Gjyzeli i cili është një ndër personat më të afërt të tij edhe në biznes duke e pyetur rreth kësaj situate ku ai ka pohuar se të gjithë janë shumë mire dhe nuk janë aspak të shqetësuar.
Po ashtu dhe për këngëtarin ai ka thënë të njëjtën gjë që është mirë dhe aspak i shqetësuar.

Ai gjithashtu deklaroi se këtë çështje e kanë lënë në dorë tërsisht të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco