Në Prishtinë u mbajt parada e krenarisë, Vesa Luma jep mbështetjen e saj për LGBTIQ+

Në Prishtinë u mbajt parada e krenarisë, Vesa Luma jep mbështetjen e saj për LGBTIQ+

14:42, 09/06/2022

Ditën e sotme në Prishtinë është mbajtur parada e krenarisë.

Kjo lloj proteste ka për qëllim promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.

Grupi “Prishtina Pride” organizon ‘Javën e krenarisë 2022’, nga 6 deri më 9 qershor.

Sot gjatë kësaj proteste janë parë edhe shumë figura publike në shenjë mbështetje.

Në mbështetje për të drejtat e tyre ka dalur edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma.

“Parada e Krenarisë, Prishtinë. Krenare”, ka shkruar Luma.

Dhe kjo mbështetje e këngëtares nuk është e para, pasi ajo përkrahjen e saj e kishte treguar përmes këngës “I ndaluar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco