‘F*ck atë’/ Reagimi i motrave Kardashian kur zbuluan tradhëtinë e Tristan ndaj Khloe-s nuk duhet humbur

‘F*ck atë’/ Reagimi i motrave Kardashian kur zbuluan tradhëtinë e Tristan ndaj Khloe-s nuk duhet humbur

14:24, 09/06/2022

Tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian padyshim që bëri bujë të madhe mediatike për faktin se ky ishte një veprim i përsëritur i basketbollistit ndaj yllit të ‘KUWTK’.

Ky i fundit kishte kaluar një romancë dashurie me instruktoren e palestrës Maralee Nichols, me të cilën lindi edhe një fëmijë.

Image

Në episodin e radhës të serialit të njohur “Keeping Up with the Kardashians”, Kim zbuloi momentin kur në rrjet dolën lajmet lidhur me tradhëtinë e Tristan ndaj Khloe-s, ku kjo e fundit ende nuk ishte në dijeni.

Skenat përmbyllëse të episodit të nëntë të serialit Hulu panë kamerat që vrapuan drejt palestrës së Kim në orët e para për të kapur reagimin e yllit ndaj raportit ekskluziv të ‘Daily Mail’ në dhjetor 2021 në lidhje me një padi për atësinë e foshnjes që Maralee priste.

Image

Pasi ndanë lajmin, Kourtney dhe Kylie po aq të tronditura, e quajtën Tristanin "personin më të keq në planet" për shkak se e tradhtoi Khloe-n për herë të tretë dhe për shkak se u bë baba një fëmijë tjetër.

Image

Në videon e publikuar Kim teksa lëvizte në omblenjte te palestrës i drejtohet Tristan me fjalët:’F*ck him”.

Image
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco