Prishet miqësia mes tyre? Sabiani bën deklaratën e papritur për Ilirin

Prishet miqësia mes tyre? Sabiani bën deklaratën e papritur për Ilirin

14:37, 07/05/2022

Sabiani dhe Ilir Shaqiri ishin shumë të komentuar pasi krijuan një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e cila supozohet vazhdoi dhe jashtë saj.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” këngëtari ka bërë një deklaratë të papritur duke thënë se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisoni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij. I pyetur se kush ka përfituar me shumë nga ai, Sabiani i është përgjigjur se vëllai i tij duke e patur fjalën për Ilirin të cilit i referohej ashtu.

Nuk ka munguar reagimi nga ky i fundit sepse ka postuar në rrjete sociale një foto në të cilën shkruhej “E ka bo për mua”, duke referuar batutën e famshme të tij.

Iliri Shaqiri ka folur për ish-banorët më parë dhe shoqërinë që ai kishte me ta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sipas tij, në shtëpi ishte një shoqëri e sforcuar e detyrueshme, që do apo nuk do, duhet që të qëndrosh me ta.

“Nuk u futa në lojë, kam qenë gjithmonë. Aty ishte një shoqëri e forcuar, e detyrueshme, në një ambient që do apo nuk do, edhe me ato njerëz që nuk do kishe komunikim. Doli ajo që thosha gjithmonë që Donaldi është djalë kreativ, por kishim pikëpamje të ndryshme. Nuk mendoja se do kisha komunikim me të jashtë”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco