‘Ishte shumë alarmante’/ Kris Jenner dëshmon në gjykatë sulmin e ish-partneres së Tygës ndaj Kylie Jenner

‘Ishte shumë alarmante’/ Kris Jenner dëshmon në gjykatë sulmin e ish-partneres së Tygës ndaj Kylie Jenner

16:21, 22/04/2022

Ditën e djeshme, Kylie Jenner ka dhënë një dëshmi në gjykatë ndaj ish-partneres së Rob Kardashians, Blac Chyna.

Kjo e fundit rreth një vit më parë ka akuzuar Kylie Jenner se do ta vriste, dhe Tyga ka qenë ai që e ka paralajmëruar për kërcënimin e supozuar.

Kris ka treguar se ka patur shumë raste kur ajo është përpjekur ta lëndojë Kylien fizikisht, madje disa herë e ka përndjekur më një thikë në dorë.

Image

“Sigurisht që ishte alarmante, por ne thjesht e mbajtëm në familje”, dëshmoi Kris, duke thënë se nuk e raportuan incidentin e supozuar në polici.

Rikujtojmë se mes saj dhe Tygë-s ka eksituar nj romancë nga viti 2011 deri më 2014, ku më pas ai filloi të dilte me Kylien.

Modelja ndan djalin nëntëvjeçar, King, me Tyga dhe vajzën pesëvjeçare, Dream, me Rob.

Image

Gjatë dëshmisë së saj të mërkurën, Chyna pretendoi se ishte ende në një lidhje me Tygan kur Kylie filloi të takohej me të në 2014.

Kris më vonë u pyet nga avokatja e Chyna, Lynne Ciani, nëse ajo ishte e shqetësuar për lidhjen e Robit me të njëjtën grua që dyshohet se e kërcënoi Kylien.

Image

“Nuk pata ndonjë reagim të madh”, tha Kris. “Kishte thjesht shumë dramë … dhe unë jam mësuar me këtë në familjen time”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco