Me dashje apo aksidentalisht? Meghan Markle nuk vizatoi siç duhet flamurin ukrainas, rrjeti 'shpërthen' në kritika

Me dashje apo aksidentalisht? Meghan Markle nuk vizatoi siç duhet flamurin ukrainas, rrjeti 'shpërthen' në kritika

18:44, 21/04/2022

Ditët e fundit, Meghan Markle dhe Princi Harry kanë vizituar Holandën dhe konkursin e Invictus Games në Hagë. Në kuadër të eventit, dukesha u shoqërua me fëmijët.

Në fotot e publikuara dje nga Ambasada Britanike në Holandë, Meghan ka marrë pjesë në një seminar me fëmijë ku ka tentuar të vizatojë flamurin ukrainas.

Një nga fotot tregon Meghan duke shkruar me kujdes fjalën "paqe" në një imazh verdh dhe blu që në pamje të parë dukej si një flamur ukrainas. 

Mirëpo, dukesha e ka vizatuar flamurin me kokë poshtë, pra me fushën e sipërme të verdhë dhe blunë e poshtme.

Shumë shpejt gabimi u vu re nga përdoruesit e Twitter dhe ata filluan të tallen me Meghan.

"Ky është një turp global. Dukesha nuk e di se si duket flamuri ukrainas", "Ajo të paktën mund të kërkojë në Google se si duket flamuri i një vendi që ajo mbështet kaq shumë", "Si e pikturon rastësisht me kokë poshtë," janë vetëm disa nga komentet në Twitter.

Megjithatë, jo të gjithë u pajtuan me faktin se Dukesha nuk e di se si duket flamuri ukrainas.

Të tjerë janë të mendimit se Meghan e ka bërë me qëllim, duke qenë se amerikanët e vendosin flamurin me kokë poshtë në rast rreziku të madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco