Ja disa nga batutat që nuk u prezantuan gjatë monologut të Kim Kardashian në ‘SNL’

Ja disa nga batutat që nuk u prezantuan gjatë monologut të Kim Kardashian në ‘SNL’

18:26, 21/04/2022

Ylli i “KWUTK” Kim Kardashian para disa muajsh u zgjodh si moderatorja kryesore në emisionin e njohur “Satuday Night Live” duke ngjallur kritika të shumta për mënyrën se si ajo do ta prezantonte shown në fjalë. Mirëpo, ajo i ka surprizuar të gjithë fansat e saj  me monologun me batuta për familjen duke nisur nga divorci me ish-bashkëshoritn Knaye West deri tek videoja seksuale që e bëri atë të famshëm.

Image

Por, sigurisht që jo të gjitha batutat e saj u bënë virale në rrjet pasi disa prej tyre u fshinë.

Rasti më poshtë tregon një shaka aspak të hijshme lidhur me kasetën e saj seksuale:

Image

“Është shumë e mrekullueshme të jesh këtu duke pritur Saturday Night Live. E di, jam e habitur kur e shoh veten këtu. Kur ata më pyetën, unë u thashë: ‘Doni që unë të presë? Pse? Unë nuk kam pasur një premierë filmi për një kohë vërtet të gjatë. Në fakt, më ka dalë vetëm ai film dhe askush nuk më ka thënë që ishte premierë. Duhet t’i ketë shkuar në mendje mamasë sime, “thuhej në shaka.

Image

Disa kohë më parë, gjatë parakalimit në tapetin e kuq ajo u fotografua e mbuluar e gjitha madje kishte endosur edhe një kapuç në ngjyrë të zezë që i mbulonte thuajse të gjithë fytyrën e saj.

E di që kam privilegej, por sërish jam duke vuajtur. Ashtu si shumica e gjërave që vesh, është vërtet e vështirë të bësh nevoja personale. Është një sprovë e tërë. Le ta themi kështu, nëse R. Kelly vishej si unë, ai mund të ketë qëndruar jashtë telasheve”, tha Kim, duke iu referuar akuzave ndaj artistit.

Batuta për tradhtinë e Tristan Thompson

Image

“Oh Khloé, ti ke zemrën më të madhe. Ka vend për Tristanin dhe të gjitha pjesët e tij anësore”, ka shkruar Kim në shakanë e prerë.

Batuta për mamanë e saj Kris Jenner

Image

Dhe së fundi, pati një shaka për Kris Jenner që mendonte se ishte një nga motrat Kardashian/Jenner.

Kris, ti nuk je një nga motrat e mia. Nuk është shaka – thjesht mendova se duhet të ta kujtoja, “tha Kim në shakanë e prerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco