‘Nuk të shes dot gjini femërore’/ Gentjan Zenelaj tregon pse nuk e pranoi transgjinoren në film

‘Nuk të shes dot gjini femërore’/ Gentjan Zenelaj tregon pse nuk e pranoi transgjinoren në film

17:22, 21/04/2022

Para dy vitesh, i riu Luan Myrtollari bëri daljen e tij të parë publike si trasgjinore në ekranet e televizioneve shqiptare, Në intervista të ndryshme që ia ka realizuar është shprehur se e ndjen veten grua, ndaj emri i tij tashmë do të jetë Luana dhe pret që edhe të tjerët ta quajnë të tillë pasi ndihet femër.

Meqënëse ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, së fundmi ajo ka treguar se dëshiron të angazhohet edhe në shfaqje të ndryshme teatrale si dhe së fundmi në filmin “‘Dashuri dhe Turbulenca’ me skenar të Gentian Zenelajt.

I ftuar ditën e sotm enë emisionin “Ditë e RE’ në RTV ORA, Gentjani ka treguar se Luana kishte shkuar në audicion për të bërë rolin e një vajze por ai nuk kishte pranuar pasi kishte thënë se nuk do që të gënjejë publikun.

Gentiani tregoi se fillimisht Luana e keqkuptoi por shtoi se nuk ka asnjë lloj paragjykimi. Më pas ajo mori një rol në film ku luan rolin e një transgjinoreje.

“Kur më erdhi në audicion ndodhi një incident i lezetshëm. Hapet dera dhe futet Luana. E kuptova menjëherë. Tha “Kam ardhur të marr rolin e amerikanes”. I thashë: “Nuk ta jap dot sepse duhet të jem i sinqertë me publikun, nuk të shes dot gjini femërore. Ti mund të jesh drejt asaj rruge por nuk të shes dot. Nëse  historia do ishte që djali ka dy të dashura dhe një transgjinore jam shumë dakord.” E mori pak personale dhe diskriminuese. Por nuk është e tillë. Unë e respektoj. Ne bëmë një temë për disa njerëz që dhunonin apo ngacmonin seksualisht qytetarë të ndryshëm te Kodrat e Liqenit. Dhe nuk e di pse pati një sulm sikur i paragjykuam. Unë nuk paragjykoj askënd, por dua që në këtë shtet gjithsecili të respektojë ligjin. Mund të jesh transgjinor, homoseksual, por mbi të gjithë është ligji. Nëse një djalë heteroseksual do ngacmonte një vajzë do shkonte në burg. Pse u dashka që për njerëzit që i përkasin një komuniteti tjetër të ngrihen shoqata për të mbrojtur? Për çfarë?”- deklaroi Gentiani.

Pak muaj më parë Luana foli rreth kësaj teme, duke deklaruar se e kanë paragjykuar ndonëse nuk përmendi emra. Ajo u shpreh se personazhet publike në kafe e biseda janë të sjellshëm por në punë e bashkëpunim nuk i pranojnë.

“Edhe të tjerë kur unë u ofrova për të qenë aktore nuk donin për shkak të paragjykimeve. Kur je në shoqëri dhe del për kafe me gjithë këta personazhet e njohur sillen shumë mirë por kur vjen puna  për gjëra të tjera nuk të hapin derën. E bëjnë sepse këto tema janë të parrahura dhe mendojnë se kjo është transgjinore dhe pale çfarë ndodh.”– deklaroi ajo asokohe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco