FOTO/ Mbretëresha Elizabet feston ditëlindjen e 96-të, ja ceremonia madhështore që ishte përgatitur

FOTO/ Mbretëresha Elizabet feston ditëlindjen e 96-të, ja ceremonia madhështore që ishte përgatitur

16:47, 21/04/2022

Ditën e sotme, Mbretëresha Elisabeth ka festuar ditëlindjesn e saj të 96-të me një ceremoni madhështotore të planifikuar nga vetë Pallati Mbretëror.

Ushtarët në formë përshëndetëse kanë gjuajtur në ajër duke luajtur edhe këngën “Happy Birthday’ në sfond.

Në foton e publikuar nga Pallati, Elizabeth dukej e mrekullueshme teksa qëndronte  mes dy ponëve të bardhë, dhe ministrat e qeverisë i kanë dërguar urimet më të sinqerta.

Image

PrincI William së bashku me gruan e tij Kate kanë uruar përmes ‘Tëitter’ duke e quajtur “frymëzim” për kaq shumë vite në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një frymëzim për kaq shumë në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuelthin dhe botën, është veçanërisht e veçantë të festosh në këtë vit jubile të Platinit.”

Kryeministri Boris Xhonson i uroi mbretëreshës ditëlindjen duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule me një video-mesazh ku tha “70 vjet shërbim të përkushtuar dhe të patëmetë për vendin tonë dhe komunitetin.”

Prodhuesi i lodrave ‘Mattel’ lançoi një kukull përkujtimore Barbie të mbretëreshës të veshur me një fustan fildishi me brez blu dhe të veshur me diademën e saj të dasmës për të shënuar jubileun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco