Rita Ora ka shpërthyer në lot teksa ka folur për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit në episodin e së mërkurës në “The Voice Australia”.
Ylli 31-vjeçar i muzikës pop u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, e cila kishte dhënë disa detaje për betejën me kancerin e nënës së saj.
“Mamaja ime po lufton me kancerin për dy vitet e fundit…”, tha Aleisha, 26 vjeçare, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta “ndiente dashurinë time” në këngën e saj.
“Unë e di se si është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë”, filloi Rita, duke fshirë lotët nga sytë e saj.
“Mamaja ime, ajo gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj, dhe asaj i binin flokët ne ishim disi adoleshente”, vazhdoi ajo, me zërin që po i dridhej.
Biondja me origjinë nga Kosova theksoi se kishte vështirësi të fliste për të gjitha.
“Unë as që mund të flas”, shtoi ajo.
Rita vazhdoi duke thënë se nëna e saj kishte pasur kancer në gji, por që tashmë ishte një e mbijetuar.
“Nuk flas për nënën time kështu… Është vërtet e vështirë”, tha më tej krijuesja e hitit “Anywhere”.
© SYRI.net