Yjet e Bollywood, Alia Bhatt dhe Ranbir Kapoor martohen me një ceremoni private në Mumbai

Yjet e Bollywood, Alia Bhatt dhe Ranbir Kapoor martohen me një ceremoni private në Mumbai

13:03, 21/04/2022

Dy nga yjet më të mëdhenj të Bollywood-it, Alia Bhatt dhe Ranbir Kapoor, u martuan në Mumbai të enjten në një ceremoni intime ku morën pjesë disa nga të mëdhenjtë e kinemasë indiane.

Në një nga dasmat më të shumëpritura të të famshmëve në Indi gjatë viteve të fundit, çifti i fuqishëm i Bollywood preu tortën dhe ngriti një dolli për martesën në ndërtesën Vastu, ku ata të dy zotërojnë apartamente individuale. Çifti kishte veshur veshje të krijuara nga Sabyasachi, një emër i njohur në Indi.

Festimet para dasmës filluan me një ritual tradicional hindu të quajtur Ganesh Puja në shtëpinë e Kapoor në Pali Hill të mërkurën. Shtëpia dhe pronat e tjera në pronësi të Kapoor, duke përfshirë RK Studios, ishin zbukuruar me drita të ngrohta për festimet e dasmës. Një ceremoni Mehendi u zhvillua gjithashtu, siç është zakon në dasmat punjabi.

Koha kur do të zhvillohej dasma ishte fshehur mirë dhe asnjë  nuk e zbuloi datën e saj. Por spekulimet rreth dasmës së afërt ishin përhapur që nga e marta, kur imazhet që tregonin shtëpinë e Kapoor në Mumbai të zbukuruar me drita u shfaqën në mediat sociale.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco