Ish-konkurrentja e Për’puthen habit me deklaratën për Arjanin: ‘Nuk ka respekt për femrat’

Ish-konkurrentja e Për’puthen habit me deklaratën për Arjanin: ‘Nuk ka respekt për femrat’

12:41, 03/04/2022

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Shqipe Hysenaj ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not”, ku ka akuzuar opinionistin e programit, Arjan Konomin se nuk ka respekt për gjininë femërore.

Ajo ka thënë se ai nuk e meriton të jetë pjesë e një emisioni dashurie, pasi nuk ka një jetë dashurore dhe as familje.

 

Sipas saj, Arjani jashtë kamerave është i butë, kurse para kamerave sillej ndryshe.

Shqipja gjithashtu thotë se duhet të jesh një grua inteligjente për t’i kuptuar këto veprime të opinionistit.

 

“Unë e kam theksuar edhe në emision me fjalë, me vepra dhe me stilolaps që Arjani nuk ka respekt për femrën, për gjininë femërore. Është e vërtetë, jo realisht është mendimi im dhe e kam thënë që jashtë kamerave mundohet të ishte i butë dhe para ekranit do të nxirrte ty ajo që ti nuk ishte, do të provokonte. I ka të vetat mbase, por mendoj që një njeri i tillë që ka poshtëruar femrën, e ka ulur femrën, dhe është mundur ku e ke t’i çjerri maskën fundja që ato janë vajza të reja, janë vajza të vogla, nga njëzet e tre deri në njëzet e shtatë diçka e tillë. Në vend që t’i japë këshilla, që ai të thotë po të jap këshillë, të ofendon.

 

Domethënë, duhet të jesh inteligjent për të kuptuar dhe një njeri që nuk të resperkon dhe që nuk ka familje, as grua dhe as fëmijë. Nuk meriton të jetë pjesë e një emisioni dashurie. Meqë për mua thoshte që isha psiqike, që isha për psikologe, psikiatër dhe unë e di që nuk kam pasur nevojë për psikolog. E dinte që mua nuk më përballonte ai”, është shprehur Hysenaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco