'Të gjithë e urrejnë'/Prezantuesja amerikane flet me përbuzje për JLO: E pasjellshme

15:46, 11/06/2024

Prezantuesja amerikane Meghan McCain ka folur së fundmi për një takim me këngëtaren Jennifer Lopez dhe sjelljen e saj të pakëndshme në podcastin Citizen McCain. Vajza e madhe e senatorit John McCain ishte prezantuese e ‘The View’ nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Në vitin 2019 këngëtarja e njohur e vizitoi në emision dhe përshtypja që la tek drejtuesja nuk ishte aspak e mirë. McCain e përshkroi Lopez si një person shumë të pakëndshëm dhe theksoi se grupi që e shoqëronte ishte më i shumtë se ai i presidentit të SHBA-së.

 

“Ajo kishte me vete truprojat dhe stafin më të madh që kam parë ndonjëherë në ndonjë personazh të famshëm. Më shumë se Kim Kardashian, më shumë se Presidenti. Dhe vërtet nuk mund ta kuptoj se për çfarë ishte e gjithë ajo” tha prezantuesja teksa fliste me të ftuarin e saj Carlos King.

Diskutimi nisi me rastin e anulimit të turit që ylli 54-vjeçar kishte planifikuar prej kohësh.

“Ajo duhet të qëndrojë më shumë me këmbë në tokë sepse po i vjen urrejtje nga i gjithë interneti, veçanërisht në TikTok. Ka shumë njerëz që punojnë në pozita të ulëta në emisione, teknikë, kamariere që kanë përvoja vërtet të këqija me të,” tha moderatorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco