‘Stupcat’ ndahen pas 20 vitesh së bashku, Osman Azemi flet për herë të parë për arsyet!

‘Stupcat’ ndahen pas 20 vitesh së bashku, Osman Azemi flet për herë të parë për arsyet!

12:24, 03/04/2022

Grupi humoristik “Stupcat” janë ndarë pas 20 vitesh bashkëpunim.

Osman Azemi ka folur për herë të parë pas përhapjes së lajmit duke zbuluar arsyet që dërguan deri në ndarjen e grupit.

 

“Më 31 dhjetor të vitit 2000 Stupcat janë shfaqur për herë të parë në KTV edhe kemi rrugëtuar shumë mirë, kemi punuar shumë, ndoshta gjatë rrugës kemi mundur ndonjëherë të gabojmë diçka sepse humori ndonjëherë është pak me ‘të friku’. Edhe kemi pasur shumë sukses. Unë i falënderohem shumë këtij profesioni, mi ka dhënë të gjitha, më ka dhënë shumë, më ka marrë shumë. Edhe Stupcat e kanë parë të arsyeshme pak me pushu”, ka thënë Osmani.

 

Më tej, ai është përgjigjur duke thënë se arsyeja e angazhimit në projekte vetanake, e bëri rolin e tij ikonik nga Stupcat, ‘tetën Gjyli’ që të “divorcohet”.

“Po, ‘Gjyla’ pas 22 vitesh martesë është divorcuar sepse ‘Gjyla’ ka kuptuar që nuk po mundet të jetë vetëvetja, nuk po mundet t’i realizojë ëndrrat e veta. Normal që ‘Gjyla’ nuk ish dashur të divorcohej por rrethi, gjithmonë duke i frikusar mos po gabon diçka, dhunë psikike, dhunë fizike, edhe në fund thotë: Unë do të divorcohem, sepse merr guximin”, tha Azemi.

 

Ashtu si Osmani i cili po vazhdon projektet e tij individuale, edhe Vedat Bajrami po vazhdon në anën tjetër të punojë i vetëm, në sjelljen e disa skeçeve humoristike si humorist i ndarë nga Stupcat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco