Tuchel divorcohet nga gruaja e tij pas 13 vitesh martesë

Tuchel divorcohet nga gruaja e tij pas 13 vitesh martesë

10:58, 03/04/2022

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është ndarë nga gruaja e tij, pas 13 vitesh martesë.

Menaxheri i Bluve dhe gruaja e tij, Sissi, 46 vjeç, filluan procedurat e divorcit javën e kaluar pas shumë përpjekjeve për të mbajtur familjen të bashkuar.

48 vjeçari gjerman është përballur kohëve të fundit me pasoja të klubit, me sanksionet e Anglisë ndaj pronarit të klubit, Roman Abramovich, si dhe tani me prishjen e martesës së tij.

Gruaja e tij, ish-gazetare, erdhi në Britaninë e Madhe në gusht, shtatë muaj pasi ish-trajneri i PSG-së iu bashkua Chelseat.

“Sissi dhe Thomas janë përpjekur të shmangin ndarjen, por në fund nuk kishte rrugë tjetër”, tha një burim.

“Është shumë e trishtueshme dhe tani gjithçka ka të bëjë me sigurimin që vajzat e tyre të jenë prioriteti kryesor. Dokumentet u depozituan javën e kaluar për të nisur divorcin”.

Tuchel, i cili mendohet se paguhet të paktën 7 milionë euro në vit, tani mund të përballet me një marrëveshje divorci prej shumë milionë eurosh.

Ish-gruaja e tij mund të ketë të drejtë për një pjesë të të ardhurave të tij në të ardhmen, si dhe deri në gjysmën e pasurisë së tij aktuale, raporton The Sun.

Lajmi për ndarjen e çiftit vjen pasi Blutë pësuan një humbje shokuese 4-1 nga Brentford dje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco