Pasi i punoi një rreng, konkurrenti deklarohet për Efin: Je pëlqimi më i madh që kam pasur në jetë

Pasi i punoi një rreng, konkurrenti deklarohet për Efin: Je pëlqimi më i madh që kam pasur në jetë

10:23, 03/04/2022

Ndonëse puntata e djeshme e “Per’puthen Prime” nisi me debate, programi ka përfunduar në mënyrë shumë të bukur me deklaratën e Samiut për Efin.

Të dy konkurrentët kanë pasur së fundmi një afrimitet të madh dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë; aq mirë sa Samiu u deklarua për Efin.

Ai e nisi përballjen me konkurrenten si një shaka duke i thënë se do të largohej nga programi, por më pas e zbuloi të vërtetën dhe përpos kësaj ai i dhuroi Efit edhe një kornizë të madhe me fotografinë e Saj.

 

Samiu: E di që 99 për qind jam këtu për ty. Kam premtuar që të bëj më shume për ty. Kam premtuar që fjalët t’i kthej në vepra. Nuk e pres që të jesh 100 për qind tek unë. Unë kam marrë një vendim. Nuk është vendim dhe aq i bukur. Efi unë duhet të largohem për momentin. 

Efi: Pse duhet të largohesh?

Samiu: Para se të iki kam edhe diçka për ty.

 

Në këtë moment Samiu solli kornizën e madhe dhe fillon ta shpjegojë arsyen e kësaj dhurate:

“Kjo është Efi e lindur në Greqi. Një vajzë shumë e bukur, një vajzë shumë e mirë. Një karakter shumë i fortë dhe tip shumë interesant. Edhe është për momentin në jetën time pëlqimi më i madh që kam ndaj një vajze. Unë sot nuk do largohem, por deklarohem për ty.”

 

Pas kësaj dhurate dhe deklarate, Efi emocionohet shumë për herë të parë, aq sa përlotet.

“Ky ishte një emocion shumë i lëkundur. Ata që duan realisht të më njohin, jam aty dhe mund të më njohin dhe njëri prej tyre ka qenë edhe Samiu. Jam shumë e lumtur për deklarimin. Ky nuk do të jetë aspak presion për mua. Realisht Samiu nuk do që të më shikojë keq. Nuk e prisja. Një mendim ishte ky i largimit, se e kemi shprehur që ka disa probleme të vetat”- u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco