Përveç emisionit, Beniada na zbulon planin e saj të ardhshëm

Përveç emisionit, Beniada na zbulon planin e saj të ardhshëm

09:35, 24/02/2022

Beniada Nishani konsiderohet si qershia mbi tortë në sezonin e parë të Big Brother Vip Albania.

Modelja shqiptare ka sjell shumë pozitivitet brenda shtëpisë duke rrëmbyer zemrat e publikut.

E ftuar së fundmi në “Pardon My French”, Beniada foli mbi rrugëtimin e veçantë dhe eksperiencën e paharrueshme që ajo përjetoi katër muajt e qëndrimit në “Big Brother VIP” duke zbuluar edhe planet për të ardhmen.

Teksa u shpreh se ky “Big Brother” ka qenë eksperienca më e bukur e jetës së saj, Beniada tregoi se i mungojnë kërcimet, momentet e bukura, surprizat dhe shumë e shumë të tjera. Lidhur me çmimin që fitoi si një nga katër finalistët, Beniada tregoi se do ta investojë mirë në diçka në karrierën e saj. Por çfarë konkretisht dhe cila është dëshira e Beniadës për fushën profesionale?!

Kam qejf të hap një ‘Capsule Collection’, diçka për veshjen për lingerie. Është shumë e rëndësishme çfarë kemi poshtë veshjes.

Edhe pse e njohëm brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Beniada kishte një karrierë të suksesshme edhe më përpara. Por meqenëse, ajo e zhvilloi atë në Itali, sot Beniada foli për rrugëtimin e saj profesional para hyrjes në format.

Karriera ime ka filluar nga konkursi Miss Italia. Kam filluar të punoj si modele, por nuk më interesonte vetëm bota e modës, por edhe të bëja kurse të tilla si anglisht apo aktrim. Fotografitë e para nuk na i kanë paguar.

Ndërkohë, ajo gjithashtu zbuloi se ka vendosur të qëndrojë këtu, në vendin e saj në Shqipëri dhe u shpreh se dëshiron ta fillojë karrierën e saj në vendin e vetë. E teksa u shpreh se për arsye profesionale do të shkonte edhe në Itali, Beniada na zbuloi diçka që ndoshta nuk na e kishte marrë mendja.

Shpresoj që një ditë të vijë edhe radha imë në Sanremo, si moderatore shqiptare. Të tregojmë në të gjithë botën se kush jemi ne!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco