Ish-banori i 'BBV', Kledi Hysa, habit me deklaratën: 'Donaldin e kam shok, por Iliri e meritonte'

Ish-banori i 'BBV', Kledi Hysa, habit me deklaratën: 'Donaldin e kam shok, por Iliri e meritonte'

18:13, 23/02/2022

I-sh-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa ka habitur së fundmi me deklaratën e tij duke thënë se Iliri e meritonte të fitonte ndonëse Donaldin e ka shok.

Në një intervistë për “Breaking”, modeli tha se Iliri ishte konkurrenti më i fortë në shtëpi teksa shtoi se mbështeste Donaldin, duke qenë se me të ka një raport më të afërt. Ndonëse, pranoi se Donaldi ishte ai që luajti më me shpirt, Kledi tha se Iliri e meritonte fitoren.

“Të katërt finalistet kanë bërë lojë të  shkëlqyer, sepse ishte një lojë e vështirë. 135 ditë, ishte shumë. Unë isha aty vetëm 50 ditë dhe për ata ka qenë dyfish më e vështirë. Iliri dhe Donaldi ishin më të fortët, dihej që në fillim. Ishin lojtarët që nuk i kane lënë asgjë mangut njëri-tjetrit. Iliri ishte banori më i fortë në shtëpi, Donaldi nga ana tjetër ishte ai që luajti më me shumë shpirt. Sigurisht unë isha me Donaldin, jemi miq dhe kemi folur, por e përgëzoj Ilirin sepse e meritonte.”– tha Kledi.

Ai shtoi se me Donaldin ka folur pas finales, duke shtuar se do të takohen së shpejti bashkë pasi vazhdojnë të jenë miq, por po i japin kohë njëri-tjetrit për tu qetësuar.

“Donaldin e kam takuar vetëm te festa, por do takohemi këto ditë, sa të  qetësohemi të gjithë sepse  kemi nevojë. Do gjejmë kohën të flasim, sepse na ka marrë malli.”-tha Kledi.

Kujtojmë se Kledi dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”. Që në fillim ata u bënë shumë miq dhe kanë premtuar se do e vijojnë raportin e tyre edhe jashtë.

Vlen të theksojmë se Kledi është një nga organizatorët e tre parashutave që i shkuan Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP” për ditëlindjen e Borës, më 9 janar.

Beatrix u shpreh e prekur rreth këtij veprimi dhe tha se nuk e kupton sjelljen e Kledit teksa ende nuk dihet se çfarë mendon Donaldi për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco