Aktorja e njohur bëhet me fëmijë përmes një nëne surrogate

Aktorja e njohur bëhet me fëmijë përmes një nëne surrogate

16:30, 23/02/2022

Aktorja amerikane, Becca Tobin dhe bashkëshorti i saj, futbollisti amerikan Zach Martin, janë bërë prindër!

Lajmin e bëri të ditur vet Tobin, e cila postoi një foto në Instagram të bashkëshortit të saj duke dalë nga spitali dhe duke mbajtur djalin e tyre të porsalindur në një karrocë foshnjore.

“Mirë se erdhe në botë, Ford.   Rutherford ‘Ford’ Thomas Martin është këtu dhe jeta tashmë është shumë më e ëmbël.“, shkroi Tobin në postin e saj.

Korrikun e kaluar, Tobin bashkë-organizoi një episod së bashku me prezantuesin Kevin Frazier, dhe ajo foli për përvojat e saj duke u përpjekur me trajtimet “IVF” dhe vendimin e saj për të ndarë atë udhëtim me fansat dhe dëgjuesit e saj në podkastin “LadyGang”.

“Kisha pak frikë të hapesha për këtë, sepse është një udhëtim kaq personal. Por fillova pak në ‘podcast’. Ajo që kuptova ishte se kaq shumë gra po merren me çështje të fertilitetit dhe puna jonë në ‘’LadyGang’ është të flasim për gjëra që i bëjnë gratë të ndihen më pak të vetme”, u shpreh ajo.

“Kanë kaluar shumë vite. Ne po bëjmë gati tre vite dhe nuk është bërë kurrë më e lehtë,” vazhdoi ajo. “Por ka pasur pika të ndritshme dhe gjëra emocionuese dhe të trishtueshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco