Pas gjithë rrëmujës së madhe, Pete ka vetëm diçka për t’i thënë Kanye-s

Pas gjithë rrëmujës së madhe, Pete ka vetëm diçka për t’i thënë Kanye-s

16:12, 23/02/2022

Pete Davidson duket se ka hedhur kunja mbi Kanye West me një video të fshehtë që ai ndau në llogarinë e tij të riaktivizuar së fundmi në Instagram.

Komediani, 28 vjeç, i cili është në lidhje me ish gruan e reperit, Kim Kardashian, është rikthyer në platformën e mediave sociale katër vjet pasi çaktivizoi llogarinë e tij.

Edhe pse ai nuk ka postuar ende asgjë në faqen e tij, Pete ka vendosur një ‘link’ në ‘bio’-n e tij të Instagramit, e cila të dërgon në një video në YouTube ku thuhet:

“Më mirë të jesh një mbret për një natë se sa një fodull për gjithë jetën”.

Disa fansa besojnë se klipi ishte një mesazh për reperin. Ata direkt shkuan në seksionin e komenteve për të diskutuar përgjigjen e Pete ndaj Kanye, i cili ka pasur shumë gjëra për të thënë për Kim-in, qoftë të mira apo të këqija ato.

“Përtej shakave, Pete po e trajton këtë situatë me shumë klas. Ye vazhdon t’i bie vetes.”, shkroi një përdorues.

Pete dhe Kim u lidhën për herë të parë në tetor pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, paraqiti kërkesën për divorc ndaj Kanye në shkurt 2021.

Sigurisht që kjo gjë nuk është pranuar ende nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye, i cili po përdor çdo lloj taktike për ta fituar mbrapsht atë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco