Arbër Hajdari zbulon sa është paguar si opinionist në “Big Brother VIP”

Arbër Hajdari zbulon sa është paguar si opinionist në “Big Brother VIP”

15:24, 23/02/2022

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, opinionisti zyrtarë, Arbër Hajdari, ka bërë një postim falenderues për gjithë eksperiencën.

Në postim Arbëri, ka shpjeguar të gjithë ecurinë, që nga pranimi i ftesës e deri tek mendimet e shumra lidhur me situatat.

“Të nderuar miq, Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”. Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program. Mora pjesë sepse: Së pari, doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale, çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme. Së dyti për të komentuar drejt, pa dallime, pa paragjykime, lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qënit opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja. Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia. Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhej në postimin e opinionistit, Arbër Hajdari.

E në mesin e komenteve të shumta, ishte edhe një koment ku thuhej: Edhe ca lek i ke paluar, s’është keq.

Nuk mungoi, dhe i menjëhershëm ishte komenti i opinionistes i cili ia ka kthyer në këtë mënyrë.

“Ju është bërë mendja lekë lekë lekë. Arsyet i kam shkruar më lart pse kam shkuar. Nuk kam shkuar për asnjë lloj pagese, zero! Nuk bëhet çdo gjë për lekë në ktë botë!”, ka shkruar Arbëri në kundërpërgjigjen e tij.

Kujtojmë se të premtën e kaluar ku edhe ishte finalja, përfundoi edicioni i parë i “Big Brother VIP”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco