Vëmendje! Angela Martini po kërkon dado, këtë kusht duhet ta vlerësoni PATJETËR

Vëmendje! Angela Martini po kërkon dado, këtë kusht duhet ta vlerësoni PATJETËR

15:16, 23/02/2022

Angela Martini po shijon muajt e parë të të bërit nënë.

Jeta e bukuroshes shqiptare ka ndryshuar padyshim shumë pas ardhjes në jetë të djalit të saj Kyree, me 2 dhjetor 2021.

Ndihem totalisht e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri”, thotë Martini e prekur nga jeta e saj si nënë. Kur i lindi djali, ajo ndjeu menjëherë atë që i duhej. “E ndjej këtë lidhje të thellë që është e vështirë të shprehet me fjalë”, tha ajo.

Tani që është përshtatur me jetën e saj të re – si nënë, Angela Martini përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë publike një kërkesë të saj të veçantë.

 “Jam në kërkim të një dadoje shqiptare në Milano. E dua shqiptare, sepse dua edhe im bir të flasë edhe shqip gjithashtu,” shkroi modelja në mbishkrimin e postimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco