Totti flet për ndarjen e përfolur nga Ilary Blasi: Sinqerisht, jam i lodhur

Totti flet për ndarjen e përfolur nga Ilary Blasi: Sinqerisht, jam i lodhur

13:38, 23/02/2022
Ditën e djeshme mediat italiane publikuan lajmin për ndarjen e Francesco Totti nga Ilary Blasi duke pushtuar ballinat më çiftin që njihet si “çifti i pandashëm”.

Një ditë pasi lajmet u përhapën ka reaguar futbollisti përmes një video ku mohon thashethemet duke thënë se është lodhur.

“Nuk është hera e parë që e dëgjoj këtë lajm të rremë, por kushtojini vëmendje sepse fëmijët janë të përfshirë dhe duhen respektuar. Sinqerisht, jam i lodhur të vazhdoj t’i mohoj këto thashetheme”, tha ai.

Në anën tjetër Ilary ndau një fotografi me fansat e saj në Instagram, përmes së cilës tregoi se ishte duke darkuar me Tottin në një restorant në Romë.

Çifti kanë 20 vite së bashku dhe 17 vite martesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco