Vajza që u zgjodh MISS vdes në moshën 27 vjeçare

Vajza që u zgjodh MISS vdes në moshën 27 vjeçare

14:13, 22/02/2022

Ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, Zoe Sozo Bethel.

Miss Alabama, Zoe Sozo Bethel, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, tetë ditë pasi pësoi lëndim në kokë në një aksident.

Ajo vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë dhe lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë familja e saj në rrjetet sociale.

“E dashura jonë Zoe Sozo Bethel kaloi nga kjo jetë në tjetrën si pasojë e nënshtrimit të plagëve të saj”, ka shkruar familja në “Facebook”.

Bethel, 27 vjeç, përfaqësoi shtetin e saj në konkursin Miss for America Strong, i cili nderon gratë beqare. Ajo ishte gjithashtu një komentatore politike për RBSN, një kompani mediatike konservatore e njohur për mbulimin e mitingjeve të ish-presidentit Donald Trump.

Sipas postimeve të familjes në mediat sociale, Bethel ishte në koma deri më 18 shkurt para se të ndërronte jetë.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco