Me frazën e Borës, Beatrix gjen mbështetje nga këta dy persona

Me frazën e Borës, Beatrix gjen mbështetje nga këta dy persona

12:52, 22/02/2022

Mbrëmë është zhvilluar një festë ku të pranishëm ishin ish-banorët Vip dhe produksioni e stafi i Top Channel.

Padyshim që vëmendja kryesore ishte te Donaldi, për të cilin u tha se ka prishur raportet me produksionin.

Në festë ai u paraqit i veshur si “Spiderman” i shoqëruar nga Romeo dhe Elgit Doda.

Në anën tjetër Beatrix erdhi shumë më vonë me vëllaun e saj Alban Ramosaj dhe sipas të pranishmëve çifti nuk qëndruan së bashku.

Ndryshe nga të gjithë ish-banorët e sidomos çiftet ata nuk postuan asgjë bashkë ndërsa vazhdojnë të mungojnë edhe reagimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Kjo ka ngritur dyshime të mëdha që dyshja janë ndarë ose po kalojnë një krizë.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm jemi zgjuar me frazën “Mirëmëngjes vetëm Beatrix”. Besoj e kujtoni frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në Big Brother Vip, “Mirëmengjes vetëm Borës”.

Image

Të njëjtën frazë kanë zgjedhur të përdorin mamaja dhe vëllai i këngëtares. Nuk është e qartë arsyeja se pse kanë zgjedhur pikërisht këtë frazë dhe as nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht me çiftin. Së fundmi Alban Ramosaj ka hequr Donaldin nga Instagram-i.

 

Kujtojmë se Beatrix nuk shkoi në darkën e BBV që u organizua me ish-banorët, veprim për të cilin Donaldi u shpreh i zhgënjyer. Ndërsa kjo u komentua në ditët në vijim, aktori pohoi se “nuk i fliste më me gojë” nëse Beatrix kishte udhëtuar jashtë Shqipërisë. Kjo e fundit pati një hatërmbetje me të, pas batutave që u shkëmbyen mes Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco