Kësaj radhe, Olti Curri i reagon Arbana Osmanit

Kësaj radhe, Olti Curri i reagon Arbana Osmanit

12:16, 22/02/2022

Suksesi i nje spektakli duket kur edhe pas finish-it flitet ende për të.

Zakonisht janë skandalet ato që mbajnë gjallë një histori dhe nëse e hedhim këtë çorbë tek shqiptarët,kthehet menjehërë në pjatën e preferuar.

Dje në media qarkulloi një postim i Arbanës rreth Donaldit dhe thyerjes së qetësisë midis këtij të fundit dhe TCH. Ajo shkruajti se kjo gjë nuk ekziston dhe janë portalet ata që ushqejnë dhe nxisin kunja.

I pari që reagoi ndaj këtij postimi është Olti Curri ku shkruan:

Me siguri Arbana nuk bën kësi gafash koherence dhe këtë postim dyshoj fort ja ka shkruar dikush tjetër.

Si pjesë e medias online e Kryefjala.com më duhet të ngre dyshime për argumentin kryesor me të cilin ajo hap postimin e saj “Mediat online të etura per klikime”! Me siguri Arbana nuk i ka parë titrat e sigles hapëse të natës finale te BB Vip ku perveç shifrave të shikueshmërisë televizive që janë sfida e televizioneve.U krenuan me numër klikimesh dhe followers.Pra etja qenka e njëjtë.Vetem që mediat online e kanë të natyrshme ta shuajnë etjen me klikime.Devijimi qëndron tek televizionet që etjen duhet ta shuajnë me shikueshmëri nga televizori. Aq më shumë që investimi në televizione është kolosal dhe në fund klikimet janë të barabarta me klikimet që merr video e një maçoku që kërkon të kapë papagallin që gjendet në kafaz dhe me shpenzime zero.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco