Lajm i mirë, ja kur do nis sezoni i ri i ‘Pasionet e fshehta’

Lajm i mirë, ja kur do nis sezoni i ri i ‘Pasionet e fshehta’

12:26, 13/01/2022

Sezoni i parë i realizuar para shumë vitesh, ka qenë një sensacion, që akoma vazhdon të komentohet.

E, duke e pasur këtë vëmendje kaq të madhe, kasti i aktorëve dhe producentëve të “Pasionet e fshehta”, ka vendosur realizimin edhe një sezoni të dytë, shkruan Syri Kosova.

Tashmë xhirimet e serisë në fjalë kanë nisur dhe është bërë i ditur edhe muaji kur do nis transmetimi i këtij sezoni.

Fjala është për muajin shkurt.

Nga ana tjetër, në serial do jenë aktorët e vjetër, por, do ketë edhe emra të rinj, që do jenë fëmijët e Huanit dhe Normës, Sarës dhe Frankos si dhe Oskarit e Himenës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco