Olsa e ka edhe një befasi për ndjekësit e 'Për'puthën'

Olsa e ka edhe një befasi për ndjekësit e 'Për'puthën'

12:15, 13/01/2022

Së fundi në Përputhen është rikthyer Ana dhe Mevlani nga edicioni i kaluar.

Por si duket kjo nuk është e vetmja suprizë në Përputhen.

Autorja e Përputhen, Olsa Muhameti së fundi ishte pjesë e një interviste në emisionin ‘Pardon my French’ në Top Albania Radio ku ka zbuluar edhe një risi.

Ajo tregoi se në Përputhen pritet të rikthehen edhe dy ish konkurentë të sezoni.

Ndër të tjera, ajo foli për rikthimin e Mevlanit dhe Anës në programin e dashurisë.

“Pse mos t’i rikthenim?! Unë kam thënë që nuk ka asnjë ish anëtar në shtator sepse po i kërkonin të gjithë. Ndërsa rikthimi i tyre në janar nuk e kompromenton programin, sepse janë disa ish personazhe me të cilët publiku është lidhur, të cilët nuk ishin përputhur deri tani. Dy personazhet që kam menduar fillimisht ishin Mevlani dhe Ana. Ana sepse nuk arriti ta bëjë deri në fund rrugëtimin e saj dhe Mevlani për të kundërtën sepse ishte pjesë e të gjithë sezonit dhe nuk arriti ta gjejë dashurinë. Hyrja e ish anëtarëve të “Për’puthen” nuk mbaron këtu. Kemi menduar të rikthejme edhe dy të tjerë, që kanë qenë pjesë e këtij sezoni. Mendoj që çdo sezoni i duhen rikthime”, thuhet në intervistën e saj.

Përputhen nuk është duke u ndjekur si më parë që nga fillimi i Big Brother VIP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco