Shqetësuese: Alesian e kap kriza e stresit pas debatit me Albin, emisioni vazhdon si t’mos ndodhte gjë

Shqetësuese: Alesian e kap kriza e stresit pas debatit me Albin, emisioni vazhdon si t’mos ndodhte gjë

11:21, 13/01/2022

Një debat i ashpër ka qenë mes Alesias dhe Albit.

Konkurrentja e Përputhën tha se ajo është ndjerë si në zonë të minuar, pas deklaratës që Albi ka bërë për të, duke ia ‘hequr’ asaj mundësinë e takimeve me djemë tjerë, shkruan Syri Kosova.

E, kjo gjë e ka nxehur Albin, i cili tha se do e tërheq deklaratën dhe se do dilte nga emisioni.

Po ashtu, Alesia tregoi se flirti që Albi ia ka bërë Florianës para se të deklarohet, ka qenë shkaktar që ajo mos t’i besoj atij fare në atë deklarim.

Me gjithë tonet e ngritura, ka qenë Alesia ajo e cila ka përjetuar një stres të paparë, aq sa nuk i kontrollonte dot gjestet e saj stresuese, ani pse nonstop vajzat tjera i jepin për të pirë dhe i thoshin të qetësohej.

Me gjithë këtë gjendje psikologjike të saj, emisioni vazhdoi edhe për disa minuta.

Nga min 52:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco