Pas lirimit nga burgu, Stresi i falënderon të gjithë për mesazhet dhe përkrahjen

Pas lirimit nga burgu, Stresi i falënderon të gjithë për mesazhet dhe përkrahjen

09:16, 13/01/2022

Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Ai ishte së bashku me 33 personat e tjerë që u shoqëruan në polici për protestën në selinë e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Përmes një videoje që ka ndarë në rrjete sociale, reperi i ka falënderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

“Shihemi shumë shpejt, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë”.

 

“Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Ju përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur. Shihemi shumë shpejt“, është shprehur reperi në videot e shpërndara në InstaStory.

Siç transmeton Top Channel, të gjithë demokratët u dërguan në shtëpi, ashtu si edhe pesë kosovarët që nuk ishin me asnjërën palë dhe rezultoi se ishin arrestuar gabimisht.

Kujtojmë se të shtunën, mbështetës të Sali Berishës iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha. Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat në selinë e Partisë Demokratike në Shqipëri, kur edhe ndërhyri policia për të shpërndarë turmën duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco