Marka Victoria's Secret ka paralajmëruar një fushatë në ditën e të dashuruarve

Marka Victoria's Secret ka paralajmëruar një fushatë në ditën e të dashuruarve

19:22, 12/01/2022

Marka e Victoria's Secret ka nisur fushatën “Rrëfimet e dashurisë” me rastin e festës së të dashuruarve dhe në të kanë marrë pjesë shumë zonja të njohura.

Bella Hadid nisi sërish bashkëpunimin me këtë markë në dhjetor dhe përveç saj për "Rrëfimet e dashurisë" pozuan Priyanka Chopra, Hailey Baldwin, Naomi Osaka dhe Megan Rapinoe, Adut Akech, Paloma Elsesser, Yumi Nu e të tjerë.

Hadid ishte pjesë e sfilatave të Victoria Secret gjatë viteve 2016, 2017 dhe 2018, por vendosi të ndërpresë kontratën e saj në fillim të vitit 2020.

Shumë modele në atë kohë kritikuan Victoria's Secret për punë të papërshtatshme.

New York Times botoi një seri artikujsh duke akuzuar ish-drejtorin Ed Razek për promovimin e mizogjinisë, ngacmimit dhe bullizmit.

Dyshohet se Belli Hadid ka thënë se ka “sy të përsosur”.

Që atëherë, Victoria's Secret është përpjekur të rifitojë reputacionin e saj.

Ata vendosën më shumë gra në poste drejtuese dhe punësuan modele që promovojnë diversitetin.

Hadid i tha Marie Clarie se aktualisht është e kënaqur me rrugën që po ndjek kjo kompani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco