Ja kur publikohet në Netflix dokumentari i Kanye West ‘jeen-yuhs’

Ja kur publikohet në Netflix dokumentari i Kanye West ‘jeen-yuhs’

09:29, 11/01/2022

Nuk duhet të jesh gjeni për të ditur se Ye (dikur Kanye West) ka ndikuar në muzikë gjatë dy dekadave të fundit.

Por pse të mos e shihni gjithsesi nga vetë jeen-yuhs?

‘Dokumentari i Ye jeen-yuhs: A Kanye Trilogy’ do të shfaqet premierë më 16 shkurt në Netflix dhe do të transmetohet për tre javë.

Njoftimi u bë me një ‘trailer’ të dokumentarit, ku shfaqet Ye duke folur me reperin Rhymefest në 2002.

“Unë dhe Fest u grindëm”, thotë Ye në klip. “Ndjehem sikur ai nuk më ka respektuar, burrë. U përpoqa të them që nuk isha gjeni”, Fest përgjigjet: “Po kush je ti që e quan veten gjeni?”.

Kjo përmban gjithashtu një sërë klipesh ndër vite, duke përfshirë Ye ëith Jay-Z dhe Pharrell; ngjarja e tij debutuese për “The Life of Pablo”; dhe pamjet e nënës së tij të ndjerë, Donda.

jeen-yuhs po ashtu do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit Sundance më 23 janar.

Pjesa e parë, “Act 1 (Vision)” do të jetë gjithashtu në kinematë kombëtare për një ditë më 10 shkurt, disa ditë përpara se të shfaqet në Netflix. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco