Ndjekësi e quan “lopë holandeze”, kështu i përgjigjet Ronela Hajati

Ndjekësi e quan “lopë holandeze”, kështu i përgjigjet Ronela Hajati

17:51, 05/01/2022

Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.

Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të cilët e kanë uruar për fitoren në festivalin e RTSH-së.

Por, ka pasur edhe ndjekës të cilët kanë shkruar komente fyese.

Një prej tyre e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”.

E këtij komenti i është përgjigjur edhe vetë Ronela.

“Gomar shqiptar”, i është kthyer ajo ndjekësit.

Ndryshe, Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit, me këngën “Sekret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco