Dua Lipa rikthehet me modelin e famshëm?

Dua Lipa rikthehet me modelin e famshëm?

17:20, 05/01/2022

Dua Lipa dhe Anwar Hadid mund ta shpëtojnë lidhjen e tyre. 

Burime pranë dyshes së famshme shprehen se ata kanë vendosur të bëjnë një pauzë sepse distanca është bërë shumë e madhe. 

 

26-vjeçarja thuhet se ndodhet në Londër duke punuar për albumin e tij ndërsa modeli po qëndron në New York.

“Dua dhe Anwar ishin bashkë për një kohë të gjatë dhe kështu ata kanë ende miq të përbashkët, të cilët mendojnë se ka absolutisht një shans që ata të kthehen së bashku. Ata kishin një kimi të çmendur dhe gjithmonë kalonin sa më shumë kohë së bashku”- tha një burim për ‘Hollywood Life’.

 

“Ata janë të rinj, gjëra të tilla ndodhin, por nuk besojnë se dashuria u largua”- vuri në dukje burimi. 

Këngëtarja e “Levitating” thuhet se është ende e lidhur me motrat e mëdha të ish-it, Bella dhe Gigi. 

 

“Edhe Yolanda e do atë në familje. Mos u habisni nëse i shihni ata duke kaluar kohë së bashku në një moment përsëri në të ardhmen”, shtoi burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco