A do të jetë Messi? Argjentina publikon listën për ndeshjet me Uruguain dhe Brazilin

A do të jetë Messi? Argjentina publikon listën për ndeshjet me Uruguain dhe Brazilin

09:19, 05/11/2021

Kombëtarja e Argjentinës do të jetë mysafire e Uruguait më 13 nëntor, ndërsa katër ditë më vonë pret në shtëpi Brazilin.

Këto takime luhen në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Trajneri argjentinas, Lionel Scaloni, ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për këto dy takime

Në listë bën pjesë edhe Leo Messi që së fundi është përballur me disa dëmtime, duke mbetur jashtë në duelet e fundit të PSG.

Megjithatë, duket se Messi është afër rikuperimit dhe do të jetë gati për ndeshjet e Argjentinës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco